10 urgjenca në ditë në Covid 3, mjekët apel: Mos neglizhoni shenjat

schedule16:19 - 3 Gusht, 2022

schedule 16:19 - 3 Gusht, 2022

8 deri në 10 të infektuar në ditë nga Tirana dhe rrethet i drejtohen spitalit Covid 3 për ndihmë të specializuar mjekësore.

Mjekët infeksionistë tregojnë se pacientët e shtruar janë kryesisht të moshave mbi 60 vjeç me sëmundje të zemrës,  diabet apo probleme të tjera shëndetësore.

“Pacientë të rënduar ka, grupmoshat janë diku te 60.75 apo 80 vjeç.”

Varianti “Ba5” mund t’i shpëtojë testit, ndërsa të prekurit prej tij  negativizohen më ngadalë  duke u bërë kështu përhapës të  infeksionit.

Prandaj mjekët apelojnë për të mos neglizhuar shenjat.

“Nëse ke temperaturë, dhimbje koke shmang grumbullimet. Nuk ke pse ekspozohesh në ambiente dhe lokale.”

Megjithëse nënvariantet e “Omicron” janë më të lehta se  format e mëparshme të Covid  ditët e fundit nuk kanë munguar as humbjet e jetës. Mjekët tregojnë se kryesisht kanë qenë të moshuar dhe me sëmundje të tjera. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!