10 të vdekur nga sulmi në Bregun Perëndimor, Izraeli: Operacioni në Jenin pothuajse ka përfunduar

schedule10:00 - 4 Korrik, 2023

schedule 10:00 - 4 Korrik, 2023

Izraeli është afër përfundimit të operacionit të tij në Jenin, tha të martën një këshilltar i lartë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, në vazhdën e luftimeve më të ashpra në Bregun Perëndimor në më shumë se dy dekada që kanë lënë dhjetë palestinezë të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Izraeli pretendon se operacioni në kampin e refugjatëve Jenin synon të çrrënjosë grupet e armatosura palestineze të mbështetura nga Irani, të cilat i konsideron përgjegjëse për një rritje të fundit të sulmeve me armë dhe bomba, si dhe për prodhimin e raketave.

Një palestinez i plagosur gjatë përleshjeve vdiq gjatë natës dhe një trup tjetër u gjet në mëngjes, duke e çuar numrin e të vdekurve në dhjetë. Rreth 100 vlerësohet të jenë të plagosur, nga të cilët 20 janë në gjendje kritike, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Operacioni “është afër përfundimit të arritjes së objektivave që janë vendosur”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit Jachi Hanebi për radion Kan pas një qetësie relative në luftime gjatë natës.

Ushtria izraelite njoftoi se nëntë palestinezë u vranë nga forcat e saj në operacionin ushtarak, duke sqaruar se “të gjithë ishin luftëtarë”.

/abcnews.al