Shqipëria ka shënuar raste të prekura me koronavirus. Spitali infektiv tashmë është kthyer i gjithi në karantinë, duke mos ofruar shërbime për pacientët që janë të prekur nga sëmundje apo infeksione të tjera. Edhe pacientët që më herët kanë qenë të shtruar aty, po largohen.
Gazetarja Erneta Shevroja një një raportim për “ABC e Mëngjesit” nga Spitali Infektiv tha se në krahasim se orët e tjera gjatë ditës, tani në spital ndodhen më pak forca policie.
“Në spital janë vetëm tre persona. Dy të identifikuarit babë e bir dhe një person i identifikuar ditën e djeshme. Ndërkohë gjendja e pacientës në Durrës është më e rëndë. Qytetarët në rast se shfaqin shqetësime duhet të telefonojnë urgjencën për çdo rast, pasi autoritetet kanë bërë thirrje të mos i drejtohet drejtëpërdrejt infektivit.
Gjatë ditës së gjeshme janë marrë masa të forta dhe është dhënë urdhër që policia të bëjë kontrolle në vendet ku ka grumbullime njerëzish.
Personat të cilat shohin shfaqje të shenjave duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë me mjekët”, raportoi gazetarja për abcnews.al.