Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për ekipin në ndehsjen ndaj Getafe dhe njëkohësisht edhe numrat e tyre.
Ajo që bie në sy është fakti se numri 10, i mbajtur nga Lionel Messi deri para pak javëve, nuk është marrë nga askush dhe për momentin është pa një pronar.
? The #BarçaGetafe shirt numbers pic.twitter.com/Dvhd3GyO6d
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 29, 2021
Depay mori numrin 9, Coutinho zgjodhi 14-ën dhe 10-ta është ende pa pronar. Mbetet të shihet nëse klubi do zgjedhe t’ia japë Fati, apo do e lërë pa një prnar këtë sezon numrin legjendar.
Ndërkohë, Rey Manaj do mbajë numrin 17, ndërsa Miralem Pjanic, megjithëse mund të largohet këtë verë, ka zgjedhur të mbajë numrin 8, më të cilin më parë ka mbretëruar Andres Iniesta. /abcnews.al