10 shqiptarë në Europa League: Derbi dhe përballje speciale, zbuloni rivalët e tyre

schedule13:43 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 13:43 - 14 Dhjetor, 2020

Është hedhur edhe shorti i fazës së 32-tave të Europa Legaue. Shqiptarë me shumicë në këtë kompeticion, plot 10. Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit do të ketë një sfidë të vështirë me Benfican.

Ndeshje me ndjenja të përziera është rezervuar për Adnan Januzajn. Ylli i Real Sociedad do të përballet me ish-skuadrën e tij, Manchester United, me këtë të fundit, që vjen si favorite në këto ndeshje.

 

Adnan Januzaj

Superstari i Salzburg në fazën e gupeve të Champions, Mërgim Berisha, do provojë të marrë skuadrën e tij për dore në dy ndeshje të vështira ndaj Villareal. Marash Kumbulla, autor i një goli në fazën e grupeve dhe një nga më të mirët e Romës, do të ketë përballë portugezët e Bragës.

Young Boys i Taulant Seferit, që mundi Tiranën në “Play-Off”, do luajë ndaj gjigantëve të Bayer Leverkusën, teksa vështirë se sulmuesi i kombëtares sonë do të ketë minuta në dispozicion.

Eris Abedini

Eris Abedini, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës dhe Granadas do të luajë ndaj Napolit të Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit. Ndërkohë Lirim Kastrati me Dinamo Zagreb do të përballet me rusët e Krasnodar. /abcnews.al

Benfica-Arsenal
Real Sociedad-Manchester United
Salzburg-Villareal
Braga-Roma
Young Boys-Bayer Leverkusen
Granada-Napoli
Dinamo Zagreb-Krasnodar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!