10 mite për rritjen e fëmijës: Sa të vërteta janë ato?

schedule11:00 - 17 Shtator, 2021

schedule 11:00 - 17 Shtator, 2021

Nënat e reja janë përballur me mite të ndryshme lidhur me mënyrën se si duhet të kujdesen për fëmijët e tyre. Pikërisht për të folur për këtë, sesa të vërteta janë ata që dëgjojmë shpeshherë nga gjyshet, ishin të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, infermierja mami Razije Musa dhe konsulentja e gjumit Ornela Kullolli.

Miti 1: E ke qumështin e hollë prandaj bebi është i dobët.

Kjo nuk qëndron sepse qumështi është hormon që rrjedh në kohën e laktacionit. Ata që nuk duhet të japin gji janë ata që kanë sëmundje psikike apo alergji. “, tha Razia.

Miti 2: Mos e zgjoni beben nga gjumi asnjëherë, le të zgjohet vetë.

“Nëse e ndjekin ritmin gjatë ditës, fëmija do të bëjë festë gjatë natës. Duhet zgjuar kur bën 2-3 orë gjumë, të bëjë një aktivitet dhe pastaj të fle sërish. Pas tre muajve të parë ka nevojë për të pirë. Gjatë ditës bëni mirë ta zgjoni, nëse doni të bëjë një gjumë të mirë gjatë natës. Pas muajit të gjashtë, bebi e vazhdon natën dhe pa ushqyerje.”, tha Ornela.

Miti 3: Duhet ta lidhim beben që të ketë gjymtyrët e drejta

Akademia Amerikane sugjeron mbështetjen e shpatullave dhe pjesës së sipërme pasi ndihet njësoj si në barkun e nënës deri në tre muajt e parë. Por pjesa e legenit dhe këmbëve nuk duhet të lidhet.”, tha Ornela.

Miti 4: Ju dhe fëmija nuk duhet të dilni jashtë për 40 ditë pas lindjes

Kur nëna është gati për të dalë, mundet. Por duhet me qenë e kujdesshme për shkak të mitrës.“, tha Razia.

Miti 5: Rritja e fëmijës me shumë gjuhë e ngatërron atë

“Specialistët thonë se mund të ketë një farë vonese në të shprehurit në të gjitha gjuhëve së bashku. Nga eksperienca ime personale nuk qëndron pasi im bir ka kontakt me tre gjuhë.”, tha Ornela.

Miti 6: Të fjeturit vonë në darkë e ndihmon bebin të zgjohet që në mëngjes

Kur fle vonë është i lodhur, bebet e lodhura nuk rehatohen, zgjohen shpesh gjatë natës ose herët në mëngjes.”, tha Ornela.

Miti 7: Nuk duhet të ketë zhurmë kur fëmija fle

E para, bebi në një dhomë të qetë nuk ndihet në ambientin e tij sepse në barkun e mamit ka dëgjuar ujëra që lëvizin dhe ka një zhurmë plus dhe zhurmën e familjes në familje dhe çdo gjë tjetër. Kur stopon gjithçka nuk është një ambient natyral për bebin. Mund ta ndihmojnë në muajt e parë me zhurmat e dallgëve të detit dhe të mos ndalojmë bisedat në shtëpi.“, tha Ornela.

Miti 8: Lëreni fëmijën të qajë se mushkëritë e tij rriten. Lemza forcon zemrën.

“Kjo nuk ka të bëjë. Fëmija qan për një mori arsyesh.”, tha Razia.

Miti 9: Ushqyerja me gji e fëmijës shkatërron gjoksin tuaj

“Globalisht gjiri gjatë dhënies së gjirit, bymehet, rritet sepse është një hormon i ri. Nëse doni ta mirëmbani gjirin përdorni para lindjes masat që duhet që të mos krijohen strijat.“, tha Razia.

Miti 10: Fëmija lyhet me uthull kur ka temperaturë

“Ky mit bie poshtë. Mund të përdorni ujë por jo uthull apo raki.”, tha Razia. /abcnews.al