10 këngë ikonike që u shkruan për dikë tjetër, po u kënduan nga dikush tjetër

schedule19:28 - 6 Janar, 2021

schedule 19:28 - 6 Janar, 2021

Ka shumë këngë që janë aq ikonike sa është e vështirë t’i imagjinosh ato të këndohen nga një artist tjetër. Por disa nga hitet më të mëdha të industrisë së muzikës mund të kishin dalë ndryshe nga ato që kemi mësuar të dëgjojmë dhe këndojmë së bashku. Sido që të ketë qenë, artistëtqë I kanë kënduar kanë ditur sesi t’i bëjnë hite. Ne të abcnews.al do ju tregojmë më poshtë se kush janë 10 këngë të njohura që  shkruan për të tjerë këngëtare dhe u kënduan nga të tjerë.

1. Shape Of You –  Ky superhit që të gjithë e dini është shkruar për Rihannën, por ajo e refuzoi dhe u këndua nga Ed Sheeran.

2. Rock Your Body – Kjo këngë është kënduar nga Justin Timberake, siç të gjithë e dimë, por është shkruar për Michael Jackson.

3. I Don’t Wanna Miss A Thing – Ky hit është kënduar nga Aerosmith, por Dianne Warren e ka shkuar për Celine Dion.

4. Telephone – Lady Gaga e ka shkruar këngë Telephone për Britney Spears. Por kur kënga e saj u refuzua nga artistja e muzikës pop, Gaga mori këngën dhe bashkëpunoi me Beyoncé për ta kthyer atë në këngën hit.

5. Cheap Thrills – Sia e shkroi këtë këngë për Rihanna, e cila e refuzoi. Më pas ajo bashkëpunoi me Sean Paul për këngën, që i dha asaj 3 nominime në 2016.

6. All About That Bass – Meghan Trainer e shkoi këtë këngë për Adele, por në fund e interpretoi vetë.

7. Let’s Go Loud – Kënga u planiikua për Gloria Estefan, por u këndua nga JLo, e cila e bëri superhit me talentin e saj.

8. Miss Indepedent – Kantautorët e Miss Independent fillimisht ia prezantuan këngën Destiny’s Child, i cili e refuzoi. Kënga iu kalua Christina Aguilera, e cila e vuri në krye të Billboard Hot 100 në 2003.

9. Halo – Kënga e kënduar nga Beyonce ishte planifikuar për fituesen e X Factor Leona Leëis. Por përfundimisht e mori në dorë Mbretëreshën B dhe ja ku jemi sot, të gjithë e dimë përmendesh dhe akoma e dëgjojmë.

10.Umbrella – Kjo këngë ishte për Britney Spears e cila e refuzoi. Këngën e këndoi Rihhana me të cilën fitoi dhe një Grammy në 2008-ën./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!