10 gra të vrara në 2021, shumica me urdhër mbrojtje

schedule15:24 - 25 Nëntor, 2021

schedule 15:24 - 25 Nëntor, 2021

Nga Xhensila Kodra

Vrasjet e grave dhe dhuna ndaj tyre është një nga fenomenet më shqetësuese në vendin tonë. Referuar të dhënave zyrtare të këtij viti, rezulton se janë vrarë 10 gra nga bashkëshortët e tyre. Shumica e tyre ishin me urdhër mbrojtje nga gjykata. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë humbur jetën 3 gra më shumë.

3288 denoncime për dhunë janë depozituara në polici, por vetëm 506 persona kanë përfunduar në pranga.

Numrin më të lartë e mban Tirana. Gjithsej në gjykatën e këtij qarku ka 367 çështje në gjykim ndërsa janë lëshuar në mënyrë të menjëhershme 796 urdhër mbrojtje.

Për ekspertët, numri i grave të dhunuara është më i lartë, por në zona periferike dhe në fshatra, shumë raste nuk denoncohen pranë organeve të drejtësisë.

Ky fenomen ka qenë në rritje gjatë periudhës së pandemisë. Shkaku kryesor i këtyre konflikteve është gjendje e rëndë rëndë ekonomike.

25 Nëntori është dita ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Në vendin tonë janë ngritur 20 qendra me shërbime emergjence për gratë që janë viktima. Qeveria ka planifikuar të trefishojë mbështetjen ndaj tyre./abcnews.al