10 ditët e para të majit 400 turistë në Gjirokastër, problem mungesa e sinjalistikës në zonat rurale

schedule15:23 - 16 Maj, 2021

schedule 15:23 - 16 Maj, 2021

Pavarësisht situatës pandemike, turizmi në Gjirokastër, këtë vit është në rrugë të mbarë. Numri i turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve paraardhëse është më i lartë.

Kjo pohohet nga Loena Bakuli, drejtore turizmi në Bashkinë e Gjirokastrës.

“Vetë në 10-ditëshin e parë të majit kemi 400 turiste që kanë vizituar Gjirokastrës. Përfshirë edhe bumin që patën dy fundjavat e fundit ku kishte një frekuentueshmëri të lartë dhe prenotime të shumta nga turistë vendas.”

Problem është mungesa e sinjalistikës turistike në disa zona të preferuara nga vizitorët për qytetin e UNESCO-s.

“Në këtë moment është i rëndësishëm vijëzimi dhe sinjalistika, sidomos e shtigjeve të zonës rurale. Kjo është një nevojshmëri emergjente për t’u konsideruar.”

Turizmi është një nga sektorët kryesor të për ekonominë e banorëve të Gjirokastrës.

Viti që lamë pas shënoi probleme të theksuara në këtë sektor ku për pasoje shumë biznese u mbyllën, pavarësisht lehtësive të krijuara në detyrimet financiare që ata i paguajnë pushtetit vendor.  /abcnews.al/