10 artistët shqiptarë më të ndjekur në Instagram, kush e mban “fronin” me mbi 2 milionë ndjekës

schedule20:43 - 21 Prill, 2022

schedule 20:43 - 21 Prill, 2022

Artistët shqiptarë janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, ‘Express Rozë’ ka nxjerr nga rrjeti social “Instagram”, 10-të artistët më të ndjekur që këndojnë në gjuhën shqipe. Kësaj liste tashmë i prin këngëtarja, Dhurata Dora, me mbi 2.4 milionë ndjekës.

Theksojmë se në këtë listë nuk janë të përfshira artistet shqiptare të cilat nuk këndojnë në gjuhën shqipe si, Dua Lipa e cila numëron mbi 80 milionë ndjekës, Rita Ora mbi 16 milionë ndjekës, Bebe Rexha mbi 10-të milion ndjekës, Loredana Zefi mbi 3 milionë ndjekës e Ava Max me mbi 2.6 milionë ndjekës.

Listën e 10-të artistëve shqiptarë e fillojmë me këngëtaren, Dhurata Dora e cila për gati një vit arriti të grumbulloi mbi 200 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. Këngëtarja është mjaftë aktive sa i përket rrjeteve sociale – ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet e aktivitet ditore që bën.

Vitin e kaluar nga statistikat për 10 artistët shqiptar më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, printe këngëtarja, Enca Haxhia me mbi 2.3 milionë ndjekës, e që tani ka arritur në mbi 2.4 milion, kështu duke grumbulluar mbi 100 mijë ndjekës për një kohë të shkurtër. Kujtojmë që Enca është njëra ndër artistet më aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë provokon ndjekësit me fotografitë e saj.

Këngëtarja Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit e saj. Luana po ashtu si vitin e kaluar numëron mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Kësaj liste të artistëve më të ndjekur, i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me Ledri Vulën pas suksesit që kishte kënga e kaluar në bashkëpunim me këtë të fundit dhe Butrint Imerin. Kida njësoi si artistët e tjerë ka arritur të rris numrin e ndjekëseve kështu tani duke numëruar mbi 1.8 milionë ndjekës në “Instagram”.

Ndërsa, nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social “Instagram”, është reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, i cili numëron mbi 1.8 milionë ndjekës dhe po ashtu është mjaft aktiv në këtë rrjet social ku publikon vazhdimisht fotografi e video të ndryshme nga koncertet që zhvillon. Së fundmi, ai ka paralajmëruar një koncert që do të mbahet në muajin gusht të këtij viti, e që sipas tij do të jetë më i madhi ndonjëherë në trojet shqiptare.

Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, janë edhe këngëtaret Xhensila Myrtezaj e Dafina Zeqiraj, të cilat postojnë fotografi e video nga përditshmëria përditshme. Artistet numërojnë mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social, shkruan Express.

Kësaj liste me pothuajse ndjekës të njëjtë i bashkohen edhe tre artistët, Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Gramoz Aliu apo siç njihet me nofkën Mozzik. Që të tre numërojnë mbi 1.6 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”, e që janë mjaft aktiv në këtë platformë – ku pothuajse çdo ditë publikojnë fotografi nga aktivitet e tyre.

Listës nga viti i kaluar i është larguar, këngëtarja Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si “Tayna” e cila ka humbur afro 100 mijë ndjekës nga ky rrjet social, nga mbi 1.6 milion që e ndiqnin vitin e kaluar tashmë artisten e ndjekin mbi 1.5 milion, shifër kjo e cila ka bërë që ajo të largohet nga 10-shja e artistëve më të ndjekur.

Po ashtu, në këtë listë mungojnë artistët të cilët në platformën “Youtube” numërojnë mbi dhjetëra miliona klikime si, Era Istrefi, Capital T, Adrian Bujupi, Genta Ismajli, Butrint Imeri, Majk, Don Xhoni, e të tjerë./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!