1-vjetori i vrasjes së Kacifasit, sa shtetas grekë kanë hyrë në Shqipëri

schedule08:44 - 26 Tetor, 2019

schedule 08:44 - 26 Tetor, 2019

Në Bularat të Gjirokastrës sot është ceremonia përkujtimore e Kostandin Kacifasit, që për ekstremistët greke konsiderohet hero. Me këtë rast gjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë 1800 shtetas grekë nga Pika Kufitare e Kakavijës. Mësohet se ndër ta 3 prej tyre janë persona nongrata dhe 7 personave iu është refuzuar hyrja, pasi nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit siç raportoi nga Kakavija gazetari i Abc News, Orges Sako ka hyrë në territorin shqiptar një mikrobus me 20 persona, për të marrë pjesë në përkujtimoren e Kostandin Kacifasit i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me Forcat Speciale./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!