Dy ditë më parë vajza e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit, Emi festoi 1-vjetorin e lindjes. Ishte moderatorja që publikoi në rrjetet sociale disa foto të vogëlushes, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.
Ndërkohë këtë të dielë ajo ka zbuluar dhe pamjet nga festa e ditëlindjes së organizuar për Emin. E veshur me rozë, ajo dhe Besniku shihen pranë vogëlushes në ambientin e zbukuruar me tullumbace dhe dekore festive.
“Familje”, ka shkruar Jonida krahas fotove./abcnews.al