Një vit më parë, kinematografia shqiptare humbi aktorin e madh, Xhevdet Ferrin për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Në përvjetorin e parë, vajza e tij Bora i ka dedikuar të atit disa fjalë prekëse, ku shprehet se gjatë këtij viti që i ka munguar, ka marrë shumë leksione jete që nuk i ka marrë kurrë në 34 vitet me të.
“Hi papi, prapë unë, ‘xhandari i vogël’, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s’është më lineare për mua.
Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu. Funny hë?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si në këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët.
Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”, shkruan Bora./abcnews.al