Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

1 vit nga tubimi i 2 Marsit, Meta: Misionin tonë do e çojmë deri në fund, pranvera kuq e zi po vjen

schedule10:29 - 2 Mars, 2021

schedule 10:29 - 2 Mars, 2021

Në 1-vjetorin e tubimit të 2 Marsit të thirrur nga presidenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ai ka kujtuar thirrjen për qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës. Teksa ka publikuar një video nga manifestimi masiv, Meta shkruan se këtë mision do ta çojë deri në fund përmes referendumit historik të 25 Prillit.

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN!”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit u shpreh mbrëmjen e djeshme se nëse Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë pa prekur asnjë votë, ai do të largohet nga posti i Presidentit dhe do të kalojë në opozitë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!