Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, falënderon bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në përballjen me Covid-19.
Tashmë një vit nga koha kur edhe nisi beteja me sëmundjen e rëndë, Manastirliu shprehet se pavarësisht vështirësive, personeli mjekësor nuk u dorëzua.
“Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID-19, në shërbim të jetës”, shkruan ajo.
Ndërsa bën apel për kujdes, respektim të masave, ajo shprehet se fatmirësisht vaksina anti-Covid është një dritë në fund të tunelit, duke shtuar se me durim dhe sakrificë luftës “me armikun e padukshëm” do t’i shkohet deri në fund.
Reagimi i ministres Ogerta Manastirliu:
Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës
Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.
/abcnews.al/