Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

1 viktimë dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:07 - 12 Tetor, 2020

schedule 15:07 - 12 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë një person ka humbur jetën nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se nga 703 teste të realizuara, 68 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu IKSHPK raportoi se 33 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19.



Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve pozitivë ka arritur në 16,247, ndërsa 648 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!