Për disa ditë me radhë situata epidemiologjike në Kosovë është drejt përmirësimit.
Gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 114 teste të realizuara, 21 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orë janë shëruar 111 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 104, 454./abcnews.al/