Një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së një varke që po transportonte emigrantë disa kilometra larg ishujve Kanarie të Spanjës. Dje ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtonin 40 persona, ndërkohë që vijnë hetimet për gjetjen e të tjerëve.
“Sipas dëshmive të 40 emigrantëve që u shpëtuan, 16 persona janë zhdukur pranë Fuerteventura”, tha një zëdhënëse për rajonin e Ishujve Kanarie. Fuerteventura është ishulli më i afërt me bregdetin afrikan, pra me Marokun.
Vitin e kaluar, 4,404 emigrantë humbën jetën ose janë zhdukur ndërsa përpiqeshin të mbërrinin në Spanjë. Ky numër ishte dyfishi i vitit 2020 dhe më i larti që nga viti 2015, sipas organizatës joqeveritare Caminando Fronteras.
Megjithatë, Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin vlerëson se të paktën 1,176 njërëz janë zhdukur gjatë 2021 duke u përpjekur të arrinin në Ishujt Kanarie dhe 384 të tjerë janë zhdukur ndërsa përpiqeshin të arrinin në Spanjën kontinentale dhe Ishujt Balearik.
Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, 40,100 emigrantë mbërritën në Spanjë vitin e kaluar.
/abcnews.al