1 Qershori e gjeti ndryshe, Olta Gixhari shkruan fjalët më të ëmbla për të birin

schedule15:25 - 1 Qershor, 2021

schedule 15:25 - 1 Qershor, 2021

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në Gusht të vitit të kaluar. Aktorja dhe partneri i saj mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Amar. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushit, Gixhari ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta me të voglin megjithëse është kujdesur të mos zbulojë portretin e tij.

Sot, për 1 Qershor Olta i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla vogëlushit të saj. Teksa ka publikuar një foto me Amarin në krah, Olta shkruan se ky 1 Qershor është më i veçanti për të. “1 Qershori më i bukur i jetës sime. Vdes për Amar. Gëzuar të gjithë fëmijëve që janë gjëja më e bukur në tokë!”, ka shkruar Olta.

Aktorja ka treguar më parë se data e lindjes së të birit është e veçantë për ta. “Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8.”, tha aktorja. /Abcnews.al