Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

1 në 70 persona të infektuar me Covid gjatë javës së kaluar në Britani

schedule08:28 - 28 Gusht, 2021

schedule 08:28 - 28 Gusht, 2021

Pandemia po përhapet me ritme të shpejta në Britani, kryesisht për shkak të variantit Delta. Një në 70 persona në Britani u infektuan me Covid javën e kaluar.  Deri më tani 47.860.628 persona (88.1% e popullsisë së rritur) kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 42.234.417 qytetarë (77.7% e popullsisë së rritur) kanë marrë të dyja dozat.

Sipas një studimi të King’s College, numri i rasteve u rrit me 51.961 në ditë. Javën e kaluar raporti ditor  ishte 43,693 raste në ditë – një rritje prej 19%. Numri më i lartë i të infektuarve i përkiste grupmoshës 18-35 vjeç.

Studiuesit në Universitetin e Londrës raportuan  15,309 raste të reja çdo ditë, ose 29% e totalit, përfshinin qytetarë të vaksinuar plotësisht.

Studiuesi kryesor Profesor Tim Spector tha se heqja e kufizimeve muajin e kaluar rriti numrin e rasteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!