1 në 50 britanikë u infektuan me Covid-19 javën e kaluar

schedule14:32 - 29 Tetor, 2021

schedule 14:32 - 29 Tetor, 2021

Sipas të dhënave nga zyra për Statistikat Kombëtare, 1 në 50 persona u infektuan me koronavirus gjatë javës së kaluar në Britani. Kjo do të thotë se prevalenca e virusit ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit. ONS tha se prevalenca e infeksioneve ishte rritur për të pestën javë radhazi.

Ndërkohë, në Uells, rreth 1 në 40 persona janë infektuar me Covid gjatë një jave. Në Irlandën e Veriut, janë infektuar me Covid rreth 1 në 75, ndërsa në Skoci janë infektuar me Covid 1 në 75 persona në një javë.

Britania ka regjistruar 8,936,155 raste dhe 140,206 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë, 45.6 milion persona janë vaksinuar plotësisht përkatësisht 68.3% e popullsisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!