1 në 4 persona mund të preket nga goditjet në tru

schedule12:34 - 31 Tetor, 2019

schedule 12:34 - 31 Tetor, 2019

Goditjet në tru konsiderohen shkak kryesor i invaliditetit në botë. Një në 4 persona sipas Institutit të Shëndetit Publik mund të preket nga stroku. Arsyet tregojnë mjekët jane disa.

Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë dhe beteja e parë për t’u fituar është ajo me kohën. Nëse vëreni këto shenja doktor Eugen Enesi këshillon të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut.

Vlerësimi i rastit duhet bërë nga një ekip i specializuar. Ne Spitalin Amerikan 3 ne Tirane funksionon Qendra e Strokut.

Njeë zinxhir i organizuar mjekësh asiston pacientin nga vendndodhja e tij deri pas ndërhyrjes kirurgjikale apo trajtimit në reanimacion.

Masa, vendndodhja e qelizave të dëmtuara të trurit dhe koha kur është kërkuar ndihme përcaktojnë shkallën e strokut dhe mundësinë e rikuperimit të pacientit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!