1 në 3 prindër nuk do i bëjnë vaksinën anti grip fëmijëve të tyre gjatë pandemisë

schedule10:46 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:46 - 28 Shtator, 2020

Një e treta e prindërve amerikanë nuk do të vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin këtë vit, sipas Sondazhit Kombëtar për Shëndetin e Fëmijëve të publikuar të hënën, raporton CNN

Për më tepër, dy të tretat e prindërve nuk besojnë se vaksinimi kundër gripit është më e rëndësishmi këtë vit, pavarësisht këshillave nga organizatat e mëdha qeveritare dhe pediatrit.

“Fëmijët nën moshën 5 vjeç janë më të rrezikuar nga gripi,” sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Ne mund të arrijmë kulimin e gripit dhe COVID-19 në të njëjtën kohë, të cilat mund të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor, kapacitetin e testimit  dhe  të zvogëlojnë aftësinë tonë për të trajtuar në mënyrë efektive të dy sëmundjet e frymëmarrjes”, tha Sarah Clark, drejtoreshë e Spitalit të Fëmijëve CS Mott, Michigan Medicine, në një deklaratë.

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, theksoi edhe një herë rëndësinë e prekjes nga gripi këtë vit, ndërsa foli gjatë një konferencë ë Martën, transmeton abcnews.al

“Të gjithë duhen të vaksinohen deri në fund të tetorit, mos prisni pas tetorit,” shtoi ai.

Gripi është vdekjeprurës

Fëmijët vdesin nga gripi çdo vit – vitin e kaluar janë raportuar 188 viktima gjatë sezonit të gripit 2019-2020. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, sipas CDC, sepse shumë viktima nga gripi nuk raportohen.

Gripi është shumë më serioz sesa një ftohje, paralajmëron CDC. Rreth 7,000 dhe 26,000 fëmijë nën moshën 5 vjeç, në Shtetet e Bashkuara janë  shtruar në spital nga gripi çdo vit.

Përveç vdekjes, CDC thotë se ndërlikimet serioze nga gripi përfshijnë:

-Dëmtime në tru, e quajtur encefalopati

-Dehidratimi, ku fëmija humbet shumë ujë dhe kripëra, të cilat gjithashtu mund të jenë vdekjeprurëse

-Pneumonia, e cila vret një fëmijë çdo 39 sekonda në të gjithë botën, sipas UNICEF

-Përkeqësimi i problemeve ekzistuese mjekësore, të tilla si astma ose sëmundjet e zemrës

-Rritja e incidencës së infeksioneve të veshit dhe problemeve të sinusit

Simptomat e gripit dhe Covid-19 janë të ngjashme –  kollë që përkeqësohet, ethe, dhimbje trupi, dhimbje fyti, duke e bërë të vështirë për mjekët të kuptojnë se cilën prej viruse ka secili pacient.

Ndërsa pak fëmijë kanë vdekur nga Covid-19 deri më tani, ka pasur edhe raste tragjike: Një foshnjë vdiq në Kinë, më pas një foshnje tjetër në SHBA në Mars . Nëntë vjeçarja Kimora  Lynum vdiq në Florida në korrik, më pas vdiq një 6 vjeçare në gusht. Gjithashtu në gusht, vdiq një 1 vjeçar në Gjeorgji, transmeton abcnews.al

Numri i rasteve të Covid-19 po rritet, sipas një raporti nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Midis 3 dhe 17 shtatorit u konfirmuan  74.553 fëmijë me Covid-19, një rritje prej 15% në  më shumë se dy javë.

Vaksina e duhur

Familjet që nuk kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër gripit vitin e kaluar kishin gjithashtu më pak të ngjarë të vaksinonin fëmijët e tyre  këtë vit. Pikërisht këta prindër shprehën shqetësime në lidhje me efektet anësore të vaksinës së gripit.  Sipas studimit, disa pediatër kanë refuzuar të kujdesen për  fëmijët nëse prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë ata.

“Ekzistojnë shumë keqinformime në lidhje me vaksinën e gripit, por është mbrojtja më e mirë për fëmijët kundër pasojave serioze shëndetësore të gripit dhe rrezikut të përhapjes  te të tjerët,” tha Clark.

96% e prindërve që vaksinuan fëmijët e tyre në 2019 deklaruan se do t’i vaksinonin fëmijët e tyre. Rreth 14% e prindërve deklaruan se nuk i kanë dërguar fëmijët te mjeku për shkak të frikës  nga infektimi me Covid-19. s.ba/abcnews.al