Në qytetin e Elbasanit është zhvilluar një marshim sensibilizues për festën e 1 Qershorit. Duke ju referuar studimeve të ndryshme që janë kryer në Shqipëri fëmijët thonë se 1 ne 3 nga bashkëmoshatarët e tyre është viktimë e bullizmit.
1 Qershori nuk është vetëm një ditë feste për fëmijët, por edhe për të dhënë mesazhe sensibilizuese.
Në Elbasan u zhvillua një marshim nga të vegjlit përgjatë bulevardit“Qemal Stafa”.
Me pankartat në duar ata kërkojnë nga bashkëmoshatarët, prindërit dhe qytetarët që t’i ndihmojnë për të parandaluar dukurinë më shqetësuese Bullizmin.
Psikologu në shkollë është një nga mekanizmat që e lufton këtë fenomen. Por në qytetin e Elbasanit një psikologu i duhet të mbulojë disa institucione arsimore.
Apeli i fëmijëve është që vëmendja ndaj tyre të mos jetë vetëm në 1 Qershor./ABC News Albania 24/7