Vetëm një muaj pas lajmeve se Cardi B i ka dhënë fund martesës 3-vjeçare me Offset, ata janë rikthyer sërish bashkë. Reperja foli për herë të parë për këtë çështje pak ditë më pas, e cila u shpreh se nuk ndihet e lënduar se po i jep fund marrëdhënies me partnerin dhe se shkaku nuk ishte tradhtia.
Dyshja u panë për herë të parë pas ndarjes në festën e ditëlindjes së repers, duke shtuar dyshimet nëse janë sërish bashkë. Gjithashtu, Offset i dhuroi një Rolls Royce me një dizajn të veçantë 300.000 dollarë, ku në sedilje ishte qëndisur emri i vajzës së tyre. Por, së fundmi ka qenë vetë Cardi, e cila konfirmoi rikthimin me të.
“Unë jam e çmendur, ju e dini. Kështu jemi ne dhe kjo është midis meje dhe partnerit tim. Prandaj kur njerëzit fillojnë dhe thonë se po e bëj për vëmendje, e kanë gabim. Jo, jam thjesht e çmendur. Një ditë jam e lumtur, ditën tjetër marr një vendim tjetër, e ndërsa tjetrën më merr malli për të. Eshtë shumë e vështirë të mos flasësh me shokun tënd të ngushtë.“, u shpreh Cardi. xh.d/abcnews.al