Ezgjan Alioski nuk u kënaq nga oferta financiare e Leeds United dhe vendosi të mos rinovojë me skuadrën e Marcelo Bielsas, me të cilën i skadoi kontrata muajin e shkuar.
Prej atëherë ai është në shqyrtim të ofertave të ardhura. Turqia është destinacioni më i përfolur i shqiptarit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, por së fundmi një tjetër pistë interesante del në skenë.
Gjigantët nga Arabia Saudite, Al Ahli i kanë bërë ofertë dhe janë në bisedime të avancuara me anësorin. Bëhet fjalë për kontratë 2-vjeçare me pagë neto 1.5 milionë në sezon, plus 1 milionë të tjera në dorë direkt pas firmës. /abcnews.al