1 milionë dokumenta osmane në 5 shekuj i dhurohen arkivit të shtetit

schedule18:32 - 1 Shtator, 2022

schedule 18:32 - 1 Shtator, 2022

Nga Leontina Nika

Ky është një nga 1 milionë  dokumentat, që Arkivi i Shtetit ka përftuara në formë dhurimi nga, Arkivi i Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll.

“Bëhet  fjalë  për kërkesën për ngritjen në grada të Mahmut Pashës “thekson osmanologu Rezart Merzani

Drejtori Ardit Bido thotë se dokumentet e marra në format digjitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve  përgjatë sundimit osman pesëshekullor.

“ Studiuesit do mund të gjejnë dokumenta për Shqipërinë e asaj kohe, jo vetëm për 5 vilajetet, por edhe për ballkanin në tërsi. Gjithashtu, pjesë e këtyre dokumenteve që i shtohen fondit të materialeve osmane, janë zhvillimet fetare në rajon, si feja Islame, e Krishterë dhe Judaizmi. Në këto dokumente do të gjejmë edhe dinamikat sipas shoqërive përkatëse”, u shpreh Bido.

Osmanologu thotë se në këtë sasi dokumentash nuk mungojnë edhe informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës.

Vështirësia sipas Bidos qëndron tek deshifrimi i dokumentave , pasi ka mungesë osmanologësh.

Specialist thotë se  nuk mungojnë edhe evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup; informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare; të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe etj dhe dokumente të karakterit religjoz.

Ky dhurim vjen në vazhdën e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore. Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente. Mes tyre gjendeshin urdhëresa, fermanë, të dhëna biografike të Ismail Qemalit, si edhe dokumentacion mbi Ali Pashën, një pjesë e të cilit i është dhuruar organit të kujtesës lokale, Muzeut të Tepelenës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!