Barcelona po arrin një tjetër objektiv, të rinovojë kontratën me mbrojtësin uruguaian Ronald Araujo.
Për të kishte interesim nga disa klube të Premier League, por tani është gjetur marrëveshja me katalanasit.
Gazetari Ferran Martinez shkruan se Araujo do të jetë i pashitshëm me klauzolën që do të vendoset në marrëveshjen e tij.
Ajo do të kapë shifrën 1 miliard euro, sikurse kanë pranuar më parë Pedri dhe Ansu Fati. Araujo pritet të nënshkruajë deri më 30 qershor 2026. / abcnews.al