1 miliard euro formacion, sulm i frikshëm dhe dominim total i Liverpool. Premier League ka yje pafund, por më të vlerësuarit në Transfermarkt janë ata “The Reds”. Vetëm në mesfushë nuk përfaqësohen, pasi në tre repartet e tjera dominojnë.
Sigurisht nuk mungojnë futbollistë nga Manchester United dhe Manchester City, si dhe një përfaqësues nga Tottenham. Më i shtrenjti nga të gjithë? Garë pa fitues, pasi katër futbollistë vlerësohen me 120 milion euro. Më poshtë ju sjellim 11 lojtarët që formojnë formacionin më të shtrenjtë të Premier League.
ALISSON BECKER (80 milion euro) – Portieri i Liverpool ka spikatur dhe është më i vlerësuari në Angli, madje u zgjodh nga tifozët në formacionin më të mirë të FIFA-s për vitin 2020.
TRENT ALEXANDER-ARNOLD (110 milion euro) – Mbrojtësi anësor i Liverpool ka qenë një nga më të mirët në formacionin e Klopp dhe si pasojë vlera e tij vazhdon të jetë shumë e lartë në tregun e merkatos.
VIRGIL VAN DIJK (80 milion euro) – Gjiganti i “The Reds” vazhdon të jetë një nga mbrojtësi më të mirë të Premier League dhe vlera e kartonit të tij ka mbetur konstante.
RUBEN DIAS (60 milion euro) – Qendërmbrojtësi i City është hyrje e re në formacionin më të shtrenjtë dhe falë paraqitjeve të tij pozitive kartoni i tij ka pësuar një rritje me 10 milionë euro.
ANDY ROBERSTON (75 milion euro) – Anësori i Liverpool, gjithashtu është më i miri në rolin e tij, aq sa ka arritur të dhurojë 28 asiste në Premier League në dy sezonet e fundit.
PAUL POGBA (65 milion euro) – Mesfushori i United ka pësuar një ulje prej 15 milionë eurosh në kartonin e tij, ndikuar kjo dhe nga minutat e pakta në fushë.
KEVIN DE BRUYNE (120 milion euro) – Ylli i Premier League është një nga lojtarët më me vlerë në ishullin britanik dhe vazhdon të jetë një nga më të mirët për formacionin e Guardiolës.
MOHAMED SALAH (120 milion euro) – Sulmuesi anësor i Liverpool shkëlqeu në sezonin që lamë pas dhe nuk mund të mungojë në këtë formacion.
SADIO MANE (120 milionë euro) – Të njëjtat fjalë mund të themi dhe për sulmuesin tjetër të Jurgen Klopp, i cili ka qenë vendimtar për ta në sezonet e fundit.
HARRY KANE (120 milion euro) – Kapiteni i “Spurs” është një ndër më të mirët në rolin e tij në Premier League dhe jo vetëm dhe mëse e meriton të jetë ndër lojtarët me kartonin më të shtrenjtë. /abcnews.al