1 Maji, Meta: Nuk mund të jetë ditë feste, por moment reflektimi për kushtet e punës në Shqipëri

schedule12:42 - 1 Maj, 2022

schedule 12:42 - 1 Maj, 2022

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ku thekson se kjo nuk duhet të jetë festë por një ditë reflektimi për të gjithë për kushtet e punës.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se puna jo e mirë paguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që të dëgjohet me përulësi zëri i punëtorëve.

1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!

Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!”, shkruan Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!