1 kg kokainë në makinë, jepet masa e sigurisë për efektivin e RENEA-s dhe dy të arrestuarit

schedule11:30 - 17 Maj, 2021

schedule 11:30 - 17 Maj, 2021

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, i cili u kap më 14 maj me 1 kg kokainë në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonte.

Po ashtu është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa “arrest shtëpie” është dhënë për Luan Gaçi.

Ndërkohë avokati i Xhulio Liçit, në një deklaratë për mediat tha se klienti i tij e mori rastësisht në makinë Nimanin, pasi ishte i moshuar.

“Ishte rastësi, e morri në makinë Nimanin se ishte i moshuar. Absolutisht jo, do të kishte një provë indirekte në rast se do të ishim përpara deklarimeve të pavërteta, qoftë edhe një shkëmbin numri celular të tyre. Nëse Deda do ishte duke pritur këtë person, s’kishte pse e bënte këtë rrugë në këmbë pasi ka marrë drogën, në pritje të një makine që po vinte për të”, tha ai.

E.L./abcnews.al/