1 ditë pas përplasjeve, Basha: Sot nuk është dita për të qeshur mbi rrënoja siç bëri Berisha

schedule15:34 - 9 Janar, 2022

schedule 15:34 - 9 Janar, 2022

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat, pak kohë pasi përpara Selisë Blu foli për mediat ish-kryeministri Sali Berisha me anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit.

Ndërsa qëndronte serioz, Lulzim Basha tha se sot është një ditë bilanci, dhe jo një ditë për të qeshur ashtu siç akuzoi se veproi Berisha në daljen e bërë pas orës 14.00 nga selia blu.

“Sot është një ditë bilanci, i të djeshmes tragjike për demokratët dhe të gjithë shqiptarët. Ndodhem këtu prej pa pushim që nga ngjarja bashkë me bashkëpunëtorët e mi, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët përveçse trishtimit të thellë për atë që ka ndodhur dje.

Sot nuk është ditë për t’u krenuar apo qeshur siç bëri ai që ishte pak më parë. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës…është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh, provat e të cilët janë përballë gjithë shqiptarëve. Qëllimi i vetëm i Berishës është që nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte…,” tha Basha.

Basha e bëri të qartë në fjalën e tij se ai do të vijojë i vendosur punën për të çuar përpara partinë drejt rrugës së ndryshimit dhe drejt ndarjes nga tranzicioni. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!