Vetëm dy ditë më parë, Tayna publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Bass”, e cila aktualisht numëron 1.8 milion klikime në Youtube.
kjo tregon se “Bass” u prit shumë mirë nga publiku, pasi kishte shumë ritëm siç i shkon periudhës së verës.
Mirëpo një pjesë e fansave kanë vënë re ngjashmërinë e pjesës së dytë të këngës me hitin e Drake, “Behind Barz”, pasi beat-i duket i njëjtë.
Por, po të shohësh në Youtube, kënga ka dy beat-e, njërin nga Cricket dhe tjetrin nga Jacob Lethal Beats, i cili ka realizuar disa këngë të Drake.
Në këtë mënyrë marrin fund dyshimet, pasi , Tayna ka qenë e autorizuar për të përdorur pjesën muzikore të reperit në “Bass”./abcnews.al


