Itali vijon që të raportojë shifra të larta infektimesh nga COVID-19.
Sot janë shënuar 220.532 raste të reja me koronavirus nga 1.375.514 tamponë të kryer.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 294 vdekje të tjera (nga 227 të hënën).
Bilanci në terapi intensive është +71 pacientë ndërsa të shëruarit janë 90,456.
Norma e pozitivitetit është 16%.
/ Abcnews.al