1/3 e epilepsive nuk kontrollohen nga ilaçet, Dashi: Kirurgjia epileptike efektive në 80-90% të rasteve

schedule15:10 - 2 Qershor, 2020

schedule 15:10 - 2 Qershor, 2020

Në 1 në 3 pacientë me epilepsi trajtimi me ilaçe dështon ti kontrollojë krizat epileptike.

Krizat e  shpeshta dhe të pakontrolluara sipas mjekut neurolog në  “Spitalin Amerikan 3”, Florian Dashi  shoqërohen me një sërë problemesh e i çojnë të sëmurët deri në vdekje.

“Këto janë dëmtime të rëndësishme, siç është dëmtimi fizik nga  rrëzimi, traumat, mund të jetë mbytja në det apo në vaskë, depresioni, ankthi i tepruar,  vonesat e zhvillimit kur këto kriza janë gjatë fëmijërisë ose vdekja e papritur nga epilepsia.”

Por dhe për këta pacientë ka mundësi rikuperimi.  Përmes kirurgjisë  mënjanohet zona e trurit ku buron kriza epileptike dhe sipas mjekut neurolog Florian Dashi rezultatet janë të kënaqshme.

“Kirurgjia e epilepsisë është efektive në ato raste kur burimi i epilepsisë është në një zonë të vetme të trurit. Nuk e shohim si linjë të parë trajtimi, por si një procedurë që realizohet kur kanë dështuar të paktën dy barna antiepileptikë në trajtimin e pacientit. Tek pacientët që kanë indikacion të qartë të kirurgjisë, 80-90 % e dalin pa kriza nga kirurgjia ose kriza  të rralla dhe jo invalidizuese, iu ndryshojnë cilësia e jetës”.

Mjeku tregon se në Spitalin Amerikan tre mjeku pacienti përpara ndërhyrjes kirurgjikale i nënshtrohet një sërë ekzaminimesh të detajuara nga një grup specialistësh që nisin me kontrollin e efektivitetit të mjekimit.

“Kur gjykohet se është rezistent i nënshtrohet një sërë ekzaminimesh në Spitalin Amerikan 3 si ezhe, rezonance, etj,  më pas të dhënët mblidhen e diskutohen nga një staf që merr vendimet”.

Rreziqet e kirurgjisë shpjegon mjeku neurolog Florian Dashi janë të rralla ndërsa pesha e tyre atëherë kur ndodh është më e vogël se përfitimet që operacioni i sjell pacientit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!