1 213 raste aktive në Shqipëri, zonat ku duhet patur shumë kujdes

schedule10:48 - 7 Korrik, 2020

schedule 10:48 - 7 Korrik, 2020

Vijon të jetë e rënduar situata nga koronavirusi. Aktualisht në vendin tonë janë 1213 persona aktivë me Covid-19.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, personat aktivë janë kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Gjatë ditës së sot ISHP njoftoi 74 raste të reja, ndërsa 2 pacientë humbën jetën tek spitali Infektiv.

Që prej fillimit të qershorit pas heqjes së masave kufizuese numri i raste me infeksione të reja ka qenë i lartë. Po ashtu, edhe numri i humbjeve në jetë ka qenë më i lartë se në tre muajt e parë të pandemisë në vend. /abcnews.al