​Kurti nuk heq dorë: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit

schedule11:45 - 31 Janar, 2021

schedule 11:45 - 31 Janar, 2021

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Në një prononcim për mediat në Kosovë ai ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

 “Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti për KP.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!