​Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh

schedule14:39 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:39 - 28 Shkurt, 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë të hënë në një konferencë për mediat ka deklaruar se në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh pasi që temë diskutimi ka qenë energjia.

Bislimi është shprehur se në këtë takim nuk ka pasur kërkesë nga Bashkimi Evropian për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Bashkimin Evropian as tani, as në të kaluarën për asociacionin. Nuk ka pasur takim trepalësh për arsye se tema që e kemi diskutuar ka të bëjë me energjinë, dhe tek energjia kemi folur për një marrëveshje të kaluar tek implementimi i marrëveshjeve të kaluara, partner monitorues dhe asistues e kemi Bashkimin Evropian, andaj nuk ka nevojë për takime trepalësh”, ka thënë ai.

Gjithashtu, gjatë konferencës ministri ka folur edhe për agresionin e Rusisë ndaj Serbisë, duke thënë se është shqetësues sjellja e Serbisë.

“Destabilizimi nga Serbia është i mundur, prandaj Qeveria po e përcjell situatën me vëmendje”, deklaroi Bislimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!