​Arrestoi kryetarin, EULEX përfundon pas 8 orësh bastisjen e zyrave të veteranëve të UÇK

schedule19:49 - 25 Shtator, 2020

schedule 19:49 - 25 Shtator, 2020

Pas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga Eulex-i. Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

“Sot ka ndodhur në bastisje e jashtëligjshme pasi Gjykata Speciale nuk ka mandat prej datës 2 gusht. Pjesëtaret e Speciales kanë ardhur si në kohën e ish-Jugosllavisë”, tha ai.

Klinaku ka thënë se bastisje ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezentë në çdo dhomë.

LEXO EDHE: U prangos për dosjet, ja çfarë tha Haradinaj në intervistën e fundit në Abc News para arrestimit

“Në ato dokumentacione që janë kontrolluar nuk ka asgjë përpos shkresave të pranuara nga OVL UÇK, pastaj vërtetimeve që ua lëshojmë studentëve etj.”.

Ai ka thënë se bastisja tashmë ka përfunduar dhe janë marrë vetëm kompjuterë. “Ne jemi të fundit që dalim nga zyret”, deklaroi më tej Faton Klinaku.

Paraditen e sotme EULEX arrestoi kreun e Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucati. Pas arrestimit Gucati u nis drejt Hagës.

Po ashtu u arrestua edhe nënkryetari i OVL, Nasim Haradinaj. Arrestimet e sotme u bënë një ditë pasi Prokuroria e Posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!