Zyrtare! Ekip i ri për mesfushorin kuqezi, mbetet në Spanjë

23:31 | 21/01/202023:310

Mesfushori i Shpresave kuqezi, Kleandro Lleshi, është huazuar te skuadra e Recreativa de Huelva nga Leganes deri në fund të sezonit. 20 vjeçari është zyrtarizuar pak çaste më parë si lojtari më i ri i klubit spanjoll, që militon në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Njoftimi i Recreativo de Huelva:

Recreativo de Huelva dhe Leganes kanë arritur një marrëveshje për Kleandro Lleshi deri në qershor në formë huazimi.

Mesfushori shqiptar, 20 vjeç, Kleandro Lleshi, luan si mesfushor qendror dhe aktivizohet edhe me U-21 e Shqipërisë. Ai vjen te skuadra jonë nga ekipi i Leganes, madje ka luajtur kundër skuadrës tonë në raundin e dytë të Copa de Rey. Mirë se vjen, Kleandro!/abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono