Zgjedhjet e 30 Qershorit, reagon ambasada amerikane: Të qeta dhe të rregullta

21:13 | 01/07/201921:130

Në një deklaratë nga rrjetet sociale mbrëmjen e së hënës, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpriti përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të ODHIR-it, sipas të cilave zgjedhjet e 30 Qershorit u zhvilluan përgjithësisht të qeta dhe të rregullta.

Megjithatë, ambasada thekson se pranon se ngërçi politik kontribuuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Por pavarësisht pengesave, ambasada e SHBA thekson se edhe ato që morën, por edhe ata që nuk morën pjesë në zgjedhje ushtruan të drejtën e tyre demokratike.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave. Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë”, shkruhej në deklaratën e ambasadës.

Më tej ambasada i bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor. Ndërkohë për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, SHBA-të thotë se kudh do që ta sfidojë do duhet të presë Gjykatën Kushtetuese.

“Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR. Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono