Zekthi: Veprimet jodemokratike që ka kryer qeveria që prej 2013-s

21:51 | 06/09/2019

Opinionisti Fitim Zekthi ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. Ai tha se qeveria shqiptare që nga momenti që ka marrë pushtetin ka bërë disa veprime jodemokratike që lidhen me reforma të rëndësishme në vend.

Bëhet fjalë për blerjen e deputetëve sipas Zekthit për të miratuar me shumicë të cilësuar reformën administrative, BKH-në etj.

“Qeveria shqiptare jo sot po që në 2013 ka bërë veprime jo shumë demokratike, të cilat janë shumë. Pati 83 mandate deputetësh, bleu njërin, nga PR, bëri 84. Bleu një tjetër, 85. Njerëzit nuk i kishin dhënë zotit Rama më shumë se 83 mandate. Nuk i kishin dhënë vota për të bërë reforma me shumicë të cilësuar. Shkoi në 90 mandate. Gjithë kjo shumicë votash ushtroi presion. Bëri reformën administrative, bëri BKH-në, u rrëzua statusi i nëpunësit civil. Këshilltarja juridike e zotit Rama i ka thënë Gjykatës Kushtetuese, kur e ka pyetur kryetari a mund të rrëzoni me akte normative ligjin me shumicë të cilësuar, ajo ka thënë ne mund të ndryshojmë Kushtetutën me akte normative. Pra për zotin Rama, Kushtetuta e Shqipërisë mund të ndryshojë me një vendim qeverie”, tha Zekthi./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono