Nuk ka dokument, zbardhet vendimi i gjykatës për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës

schedule13:53 - 17 Janar, 2020

schedule 13:53 - 17 Janar, 2020

Zbardhet vendimi i gjykatës qe pushoi procesin për çështjen e lobimit rus, me të pandehur kreun  e PD, Lulzim BashëN dhe dy zyrtarët e tjerë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka patur kontrate lobimi me kompanin “Biniada Trade”. Sipas gjyjates kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” nuk ka lidhje me interesa te ndonje partie politike.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se gjykata ka patur në dosje vetëm një kontratë prej 25 mijë dollarësh me Nick Muzin, kurse nuk mund të vërtetohet raportit për pjesën tjetër të parave, ç’ka çoi në pushimin e çështjes.

Nick Muzin deklaron se 500 mije dollare i ka marrë nga PD dhe 150 mije nga Biniada Trade, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nenshtohet vlerësimit te gjykatës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!