Xhaferaj nga Sukthi: Qeveria braktisi banorët pas tërmetit, nga 4 500 bonuse qiraje janë dhënë vetë 950

15:30 | 24/01/202015:300

Kanë kaluar dy muaj tashmë nga tërmeti i 26 nëntorit, por sipas demokratëve të Durrësit banorët gjenden ende mes shtëpive të shkatërruara dhe braktisjen e qeverisë.

Kryedemokrati Ferdinand Xhaferaj tha nga Sukthi se deri më tani janë miratuar 4 500 bonus qeraje, ndërsa janë dhënë vetëm 950, kurse pjesa tjetër e banorëve kanë mbetur pa strehë mbi kokë.

“Këtu brenda territorit të Bashkisë së Durrësit nuk ka rendësi se ku je. Mund të jesh në qendër të Sukthit, Ishëm, në Manzë, në lagjen nr.1 apo nr.18 ajo që i bën bashkë të gjitha këto është braktisja dhe papërgjegjshmëria e qeverisë.

Janë më shumë se 4 500 kërkesa të aprovuara për bonues qeraje, kjo do të tghotë se 4 500 familje e kanë shtëpinë e dëmtuar rëndë. Deri sot më 24 janar janë aprovuar 950 bonus qeraje, kjod o të thotë se në çdo 10 familje që e kanë shtëpinë e dëmtuar, vetëm dy marrin bnues qeraje, pjesa tjetër janë të braktisur”, tha Xhaferaj duke shtuar se i kanë ofruar qeverisë ekspertizë për të bërë verifikimin e dëmeve dhe gjetjen e parave për rindërtimin, por janë refuzuar prej saj.

“Menjëherë pas tragjedisë, Rama në mbledhjene dytë tha se deri në 16 dhjetor do kishim evidencën e parë. Kaloi 16 dhjetori, edhe 16 janari, qeveria jo vetëm nuk ka filluar të punojë, por ende nuk ka perceptuar se çfarë duhet të bëjë”, tha Xhaferaj. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono