Tërhiqet kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë Kavajë, Bledar Sinella

schedule12:01 - 21 Maj, 2019

schedule 12:01 - 21 Maj, 2019

Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit. Behët fjalë për kandidatin për kryetar bashkie në Kavajë, Bledar Sinella. Trajneri i njohur e ka argumentuar tërheqjen me arsyen se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

Një ditë më parë, Salvator Kacaj u tërhoq nga kandidimi për kryetar të Bashkisë Lezhë. Në dorëheqjen për KQZ, Kacaj shkruante se zgjedhjet pa opozitën e vërtetë, Partinë Demokratike, do ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjithë Shqipërisë”.

Për pasojë Kacaj deklaronte tërheqjen nga kandidimi por edhe nga Bindja Demokratike, për t’iu bashkuar kauzës së opozitës për mbrojtjen e demokracisë.

Të shtunën u tërhoq edhe kandidati i kësaj force në Bashkinë Skrapar, Dejvis Hebibasi. /ABC news Albania 24/7