“Super Atalanta, nuk lodhen kurrë. Jam kurioz a do i frenojmë dot?!”

16:35 | 08/11/201916:350

Një gol i Caprarit në minutat shtesë i dha tre pikë të arta Sampdorias në transfertën kundër Spal. Ekipi dorian po lufton për mbijetesën për momentin, ndërsa ndeshja e radhës është përballë Atalantës.

Ekipi i Gasperinit është ndër kundërshtarët më të frikshëm, sidomos ofensiva e tyre. Claudio Ranieri e ka të qartë forcën e ekipit bergamask dhe zgjedh një formë ndryshe për të karikuar djemtë e tij përpara ndeshjes shtëpiake të së dielës.

Do të luajmë përballë një ekipi që po bën gjëra të mrekullueshme. Atalanta arrin të shënojë lehtësisht dhe duhet të tregohemi të aftë për t’i frenuar. Jam sinqerisht kurioz të shoh reagimin e lojtarëve të mi. Janë një ekip që nuk lodhen kurrë, vrapojnë më shumë në pjesën e dytë sesa në të parën. Ilicic është një kampion i madh, ndëra Muriel e njohim shumë mirë“, përfundon trajneri i Sampdorias. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono