Sondazhi kombëtar i studentëve, Gjevori: Anonimati është i siguruar

schedule13:08 - 29 Prill, 2019

schedule 13:08 - 29 Prill, 2019

Agjencia për Sigurinë e Cilësisë së Arsimit të Lartë ka zhvilluar një sondazh kombëtar të studentëve. Drejtori i kësaj agjencie, Elvin Gjevori, ishte i ftuar në studion e ABC News, ku tha se është shtyrë mbyllja e sondazhit, duke i dhënë mundësinë studentëve që të bëhen të gjithë pjesëmarrës në të.

Sipas tij, qëllimi kryesor i sondazhit është që në të ardhmen të ndryshohen politikat e arsimit të lartë duke parë problematikat që shprehin vetë studentët.

“Ne kishim planifikuar që të mbyllej me 2 Maj, por duke pasur parasysh fluksin e rritjes së përgjigjeve ditët e fundit, por edhe pushimet, e kemi shtyrë me 5 Maj.  Ky sondazh nuk është bërë kurrë më parë, është një risi për ne, për studentët. Rëndësia është që të inkorporohen në politikat e Arsimit të Lartë problematikat e tyre. Të dhënat do t’i jepen IAL-ve. Për studentët e ardhshëm, që mendojnë ku të shkojnë mund t’i referohen vlerësimit të studentëve për degën që do zgjedhin. Ky informacion do jetë i aksesueshëm për publikun. Në tërësi këto elementë përmbushen nga sondazhi kombëtar i studentëve”, tha Gjevori.

Gjevori shpjegoi se studentëve u ruhet anonimati.

“Me email i çojmë linkun ku mund të aksesojnë sondazhin. Përgjigjet na vijnë nëpërmjet platformës. Mënyra që është bërë kështu është që vetëm studentët ta bënin. Nëpërmjet kësaj platforme ne sigurohemi që vetëm studentët marrin pjesë dhe anonimati është i siguruar. Ne na intereson përgjigja e tyre, jo se kush është studenti”, tha ai.

Në 5 Maj mbyllet sondazhi kombëtar i studentëve. Gjevori u shpreh se në fund të Majit do nxirren disa të dhëna paraprake. Deri në fund të verës theksoi më tej ai do të nxirret një raport të madh dhe një raport për çdo IAL. Gjithashtu është menduar që sondazhi të bëhet çdo 2-3 vjet që të matet impulsi i studentëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!