Shorti, treshja e sulmit dhe favoriti i Champions League: Sarri flet hapur

23:55 | 11/12/201923:550

Golat e Cristiano Ronaldos dhe Higuain i dhuruan fitoren Juventusit përballë Bayer Leverkusen. Bardhezinjtë e mbyllën me sukses fazën e grupeve dhe tani do të presin shortin, që hidhet ditën e hënë.

Maurizio Sarri ndalet te treshja Dybala-CR7-Higuain në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, ndërsa zgjatet më shumë kur vjen fjala për yllin portugez. Më pas shorti, aty ku nuk ka preferenca dhe rivali kryesor për fitimin e Champions League.

DYBALA-CR7-HIGUAIN – “Nuk e di nëse do t’i shohim të tre bashkë në fushë. Sonte pata ndjesinë se mund të ishin kushtet e duhura për t’i aktivizuar të tre, diçka e tillë do të kishte ndryshuar lojën e Leverkusen. Kur pashë që ata po linin hapësira të shumta, kushtet u krijuan dhe vendosa t’i aktivizoj”.

SHORTI – “Mendoj se kemi hyrë në një fazë ku shorti ka pak vlerë. Kanë mbetur 16 skuadra, më të mirat e Europës dhe çdo kundërshtar ka vlera. Janë edhe peshat e rënda, është e vështirë të kesh preferenca në short. Është një ekip shumë i rrezikshëm në skuadrat e kualifikuara nga vendi i dytë. Ka shumë skuadra të forta, mos të harrojmë anglezet. Real Madrid? Të gjithë duan ta evitojnë këtë ekip”.

RONALDO – “Është e qartë se Cristiano është një lojtar me një nivel më të lartë se të tjerët. Ka fituar 5 herë ‘Topin e Artë’, po flasim për një fenomen absolut. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që kemi Ronaldon në ekip dhe do fitojmë gjithmonë. Ndoshta rivalët nuk kanë një lojtar të tillë, por mbeten skuadra shumë të forta. Jemi me fat që e kemi, duhet ta vendosim në kushtet e duhura dhe do të na japë një dorë në ndeshjet që do jenë në ekuilibër”.

FAVORITËT – “Mund të them Manchester City. Kam përshtypjen që është një ekip i një nivelit të lartë dhe sivjet janë të përqendruar te objektivi Champions me shumë sesa në kampionat”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono