“Sherr” në Opinion/ Noka akuzon Fevziun se e ka poshtëruar Tahiri

15:09 | 07/11/201815:090

Debati në emisionin Opinion ka degraduar në ngritje të tonit të zërit dhe akuza personale. Moderatori i emisionit Blendi Fevziu është përplasur me demokratin Flamur Noka, pasi ky i fundit e akuzoi se po i mbyllte gojën opozitës, kur nuk ka guxuar të bëj të njëjtën gjë teksa është poshtëruar nga mazhoranca në pushtet.

Debati në emisionin televiziv Opinion, mbi përplasjen Rama – Meta lidhur me propozimin e kryeministrit për ministrin e ri të Brendshëm, solli përplasje përtej atyre të opinioneve politike. Debati mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe demokrtit Flamur Noka nisi pasi i pari i fiku mikrofonin të dytit gjatë emisionit.

Blendi Fevziu: “Ulja içik mikorofnin. Nuk dëgjohesh se je pa mikrofon. Stop stop, ti nuk mund të mbash fjalim si në parlament ktu”.

Lëvizje të cilën deputeti demokrat e përmendi në fund të emisionit.

Flamur Noka: “Të lutem herë tjetër mos i bëj fresk Rilindjes, se ke bërë kurrë ti fikësh mikrofonin opozitës”.

Kjo mënyrë të shprehuri ktheu debatin në personal.

Fevziu: “Nuk ja fika opozitës por Flamur Nokës, nëse nuk e bën dot diferencën është faji yt”.

Noka: “Ktu zotëri ty të ka poshtëruar Saimir Tahiri dhe nuk ja ke fikur mikrofonin, unë thjesht po bëja debat”.

Sulmit iu përgjigj me sulm.

Fevziu: “Mua nuk ma mbmyll gojën asnjeri në botë, kam 22 vjet që e bëj, fjalën fresk mos më thuaj që mos flasim për mesazhet që i çoni lart e posht qeverisë se është turp. Turp që i çoni mesazhe ju qeverisë, xhafes si të hoqi etj. Bën opozitarin në kamera jo mbrapa, ti nuk guxon të më thuash fjalën fresk”.

Në fund një shpjegim procedure.

Fveziu: “Ktu nuk bëni ju ça të doni, nuk ke të drejtë të flasesh kaq.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono