“Rama është lojtar kombëtar dhe ndërkombëtar”, Elisa Spiropali debaton me Çanin

23:57 | 14/02/202023:570

Sipas Arian Çanit, kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë njerëzit. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë,” të kësaj të premteje ku e ftuar ishte dhe ministrja Elisa Spiropali, Çani tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një ndër gjërat më të turpshme që është bërë.

Por sipas Spiropalit, ky është konspiracion pasi qeveria nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.

Elisa Spiropali: Je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Curi: Po.

Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Curi: Po se e kanë këta mo.

Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani?

Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti… ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa.

Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve?

Arian Çani: Që është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme që kemi bërë.

Elisa Spiropali: Mendoni ju?

Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ç’a ky vend është pa brekë…

Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët?

Arian Çani: Rama ç’a është… Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal.

Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është.

Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët.

Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu.

Arian Çani: Nuk është konspiracion fare.

Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj?

Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi.

/tvklan.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono